CERTIFIKIM - TEKNIK I KONTABILITETIT , Kosova, Ponedjeljak, 07. Listopad 2019

Instituti KAF në bazë të statutit, licensimit nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) dhe akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), më datë 20.05.2019 shpall konkurs regjistrimi për afatin tetor 2019.
Çfarë është programiTeknik i Certifikuar i Kontabilitetit?
Teknikët e Kontabilitetit kanë një rol shumë të rëndësishëm për të gjitha ndërmarrjet, që nga bizneset private të reja, departamentet qeveritare e deri tek korporatat. Teknikët e Kontabilitetit u ndihmojnë kontabilistëve profesionistë për të mbledhur, kontrolluar dhe analizuar informacionet financiare. Ky është një kualifikim zhvillues për zyrtarë si dhe për stafin administrativ, po ashtu, një bazë e pa evitueshme për ata që duan të kualifikohen si kontabilist të certifikuar.
TK Modulet obligativeTK F1 Kontabilisti në Biznes TK F2 Kontabiliteti Menaxherial TK F3 Kontabiliteti Financiar TK F6 Tatimet 
*Modul jo-obligativ: BC1 Kontabiliteti i Kompjuterizuar në Praktikë (me softuer të kontabilitetit). Rekomandojmë regjistrimin dhe vijimin e modulit jo-obligativ BC1 Kontabiliteti i Kompjuterizuar në Praktikë (me softuer të kontabilitetit) gjithë atyre që ju mungon përvoja e punës me softuer kontabiliteti.
Vendi i organizimit dhe orari:Prishtinë: E hëne – E mërkure – E enjte; Ora 17:00 – 20:00; Pejë: E premte – Ora 17:00 – 20:00; E shtune – Ora 09:00 – 13:00; Prizren: E premte – Ora 17:00 – 20:00; E shtune – Ora 09:00 – 13: do të organizohet edhe në qyte tjera në Kosovë nëse ka interesim grupor.
Kriteret për regjistrim (para fillimit të trajnimit):–     Formulari i Regjistrimit;–     Diploma e Shkollës së Mesme ose Bachelor ( e preferuar)–     CV-ja;
Njohja ndërkombëtare të certifikimeve:Studentët që përfundojnë certifikimin Bookkeeping (Nëpunës Kontabiliteti) në IKAF, automatikisht u krijohet mundësia e aplikimit për anëtarësi në organizatën britanike AAT® dhe ICB Global®. Përveç nivelit Bookkeeping, të anëtarësuarit në IKAF që mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje janë edhe ata të nivelit Teknik Kontabiliteti dhe Kontabilistë të Certifikuar.
Kandidatët/studentët që përfundojnë trajnimet/ certifikimet në IKAF, u krijohet mundësia e aplikimi për anëtarësim në organizatat ndëkombëtare, ku IKAF mund të ju asistoj për anëtarësim tek: – AAT® (The Association of Accounting Technicians) dhe– ICB Global® (The Institute of Certified Bookkeepers).
Zyra për pranim të gatshëm për t’ju ofruar ndihmë:Ne ju asistojmë gjatë gjithë procesit të aplikimit, ju informojmë për rezultatet e aplikimit dhe ju udhëzojmë për fillimin e trajnimeve për certifime profesionale.
KONTAKT: Cel. +38344118346  &  Tel. +38338220608  Email. trajnim@ikaf.org & Web. : Pejani Nr.1 – Prishtinë
Stafi ynë është në dispozicion për ju nga ora 08:30 deri 17:00, çdo ditë pune.

CERTIFIKIM - TEKNIK I KONTABILITETIT

Nađi još događaja oko vas
Dobiti preporuke o događajima na temelju svoje Facebook ukusu. Nabavite ga sada!Pokaži mi odgovarajuće događaje za meneNe sada